Lajme
Menaxheri i tij e konfirmon, futbollisti kanadez kërkon kalim te Real Madrid
Demokracia
13:48 | 04 Tetor 2023

Share:

Prej disa kohësh tashmë, futbollisti kanadez i mbrojtjes, Alphonso Davies është në “radarët” e Real Madrid dhe duket se shumë shpejt mund të shohim dhe një kalim të 22-vjeçarit, në “Santiago Bernabeu”.

Davies e dëshiron një kalim te madrilenët dhe këtë gjë e konfirmoi dhe menaxheri i tij, Ndeal Househ, i cili përveç se fton Realin të bëjnë një ofertë për lojtarin, shton se një nga arsyet më të forta që lidh kanadezin me një kalim në Spanjë është me miqësia e ngushtë me mbrojësin austriak, David Alaba.

“Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Real Madrid mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies. Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë”

“Ka luajtur me Alaba për 3 vite te Bayern. Ata janë shokë dhe bisedojnë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që bisedat janë private. Davies nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me Davies”,- u shpreh Househ.

Të ngjashme