Një menaxher i një marketi në Deçan është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka përvetësuar 15 mijë euro nga arka e biznesit ku punonte.
Burime për Klan Kosova bëjnë me dije se hetimet janë në vazhdim dhe se autoritetet po merren me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Menaxheri dyshohet se ka shfrytëzuar pozitat e tij për të përfituar nga fondet e marketit, ndërsa policia ka marrë masat e nevojshme për sigurimin e provave.