Sport
Menaxheri i futbollistit shqiptar del nga zyra e Interit dhe zyrtarizon marrëveshjen
Demokracia
18:10 | 17 Qershor 2022

Share:

Një interes i jashtëzakonshëm është në Itali sa i përket akordit që Interi po arrin me Kristjan Asllanin.

Pak minuta më parë, menaxheri i mesfushorit shqiptar ka qenë në selinë e klubit të Interit për të diskutuar edhe detajet e fundit të marrëveshjes.

Menjëherë pas daljes së tij, gazetarë të shumtë e kanë rrethuar për të marrë më shumë përgjigje. “Takimi shkoi mirë, do të marrë pak ditë deri sa të zyrtarizohet Asllani te Interi. Të dy klubet kanë arritur marrëveshjen.

Të gjithë palët janë gati për të shtyrë përpara. Ne ishim shumë të lumtur kur merrnim interesime nga klube të tilla. Kush tjetër e donte? Po më mirë se këtu, nuk ka”, tha menaxheri Elio Berti. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025