Lajme
Memli Krasniqi: UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së
Demokracia
21:56 | 13 Tetor 2021

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Burojë, vendlindja e Hashim Thaçit.

Ai tha se PDK atje pati pritje e mbështetje të jashtëzakonshme, ndërsa atmosferë e njejtë mbizotëroi edhe në Klinën e Epërme.

Kryetari Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së, duke shtuar se PDK është e gatshme të rimarrë qeverisjen në Skenderaj.

Postimi i plotë:

“Pritje madhështore dhe mbështetje e jashtëzakonshme për Partinë Demokratike të Kosovës, në vendlindjen e liderit të saj historik – në Burojën e Hashim Thaçit

Atmosferë e njëjtë mbizotëroi edhe në takimin me qytetarët e Klinës së Epërme, në përkrahje të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Drenica, bastioni jonë i pathyeshëm i ka dhënë Kosovës projektin më të madh kombëtar – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që është ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës. E, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për ta rimarrë qeverisjen në Skenderaj, sepse ky qytet dhe Drenica në tërësi, meriton të qeveriset dinjitetshëm.

UÇK është zemra e Kosovës, ndërsa PDK është në zemrën e Drenicës. Dhe, adresa e vetme e PDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit është numri 177”. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 18 Prill 2024