Lajme
Memli Krasniqi takon Talat Xhaferin, diskutojnë për bashkëpunim mes kuvendeve
Demokracia
18:11 | 09 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ka takuar edhe kryeparlamentarin, Talat Xhaferi.

Bashkë diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, si dhe koordinimin e politikave rajonale e integruese drejt BE-së.

“Bashkë diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy Kuvendeve tona dhe koordinimin e politikave rajonale e integruese drejtë BE-së. Maqedonia e Veriut në përgjithësi, e shqiptarët në veçanti, janë me fat që si lider të institucionit më të lartë legjislativ e kanë Talat Xhaferin”, theksoi Krasniqi.

Pas takimit me Xhaferin, lideri i PDK-së ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të cilit i ka uruar 31 vjetorin e Pavarësisë dhe e ka falënderuar për ndihmën e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut ka dhënë për Republikën e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, takova Kryetarin e Kuvendit, një nga personalitetet më të shqura të lidershipit shtetëror, mikun tim, Talat Xhaferi.

Kryetarin Xhaferi e përgëzova për rolin pragmatik e shtetformues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në hapjen negociatave me Bashkimin Evropian.

Bashkë diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy Kuvendeve tona dhe koordinimin e politikave rajonale e integruese drejtë BE-së.

Maqedonia e Veriut në përgjithësi, e shqiptarët në veçanti, janë me fat që si lider të institucionit më të lartë legjislativ e kanë Talat Xhaferin.

Të ngjashme