Lajme
Memli Krasniqi takon Lajçakun – ia përsëritë qëndrimet e PDK-së për njohjen reciproke në dialog
Demokracia
11:03 | 28 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak i cili e informoi partinë më të madhe opozitare në vend për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim ia ka përsëritur ndërmjetësit evropian qëndrimin e PDK-së për dialogun.

“Zotëri Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Krasniqi. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme