Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi sot ka takuar eurodeputetja nga Suedia, Abir Al-Sahlani, e cila nxiti një valë të fuqishme reagimesh mbështetëse, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës, duke prerë flokët e saj gjatë seancës në Parlamentin Evropian.
“Në një takim frymëzues që kisha sot me të në Bruksel, diskutuam për nevojën e fuqizimit të grave në politikë dhe në vendimmarrje, me ç’rast e njoftova me vizionin e PDK-së për përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
Duke prerë flokët e saj gjatë seancës së Parlamentit Evropian, në mbështetje të protestave anti-qeveritare në Iran, eurodeputetja nga Suedia, Abir Al-Sahlani, nxiti një valë të fuqishme reagimesh mbështetëse, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës.
Në një takim frymëzues që kisha sot me të në Bruksel, diskutuam për nevojën e fuqizimit të grave në politikë dhe në vendimmarrje, me ç’rast e njoftova me vizionin e PDK-së për përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë.
Duke e përgëzuar për punën e saj të palodhshme dhe konsistente në mbrojtje të kauzave të rëndësishme, eurodeputeten Al-Sahlani e falënderova edhe për mbështetjen e saj për aspiratën e PDK-së për anëtarësim në ALDE. Poashtu, e inkurajova që të vazhdojë aktivizmin e saj politik në mbështetje të grave iraniane dhe për fuqizimin e barazisë gjinore kudo në botë.
#WomenLifeFreedom #GraJetëLiri