Lajme
Memli Krasniqi: Lëvizja popullore për pajtimin e gjaqeve, pikë kthese për unitet mbarëshqiptar
Demokracia
14:04 | 01 Maj 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 32-vjetorin e fillimit të lëvizjes popullore për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, tha se tubimi madhështor i pajtimit të mbi 100 gjaqeve te Verrat e Llukës, në Deçan, shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës së fundshekullit XX.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Krasniqi tha se kjo ngjarje shërbeu si pikë kthese për unitet mbarëshqiptar.

“Kjo lëvizje popullore në krye me profesorin dhe atdhetarin Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave mes vete, për t’u mbledhur rreth një qëllimi më madhor e jetik, që ishte lufta për liri. Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë, patriotë e intelektualë, që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë për paqe vëllazërore!”, shkruan kryetari i PDK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme