Lajme
Memli Krasniqi kalon ditë vikendi në Skenderaj, bashkë me aktivistë të PDK-së
Demokracia
19:46 | 05 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot për vizitë në Skenderaj.

Siç shkruan, atje ka kaluar një ditë fantastike vikendi me aktivistë dhe zyrtarë të degës së PDK-së në Skenderaj, përcjell klankosova.tv.

Përveç aktivistëve, Krasniqi shihet të ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, por edhe nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

”Një ditë fantastike vikendi me aktivistë dhe zyrtarë të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Bashkë biseduam për të ardhmen e qytetit emblematik të luftës çlirimtare dhe për të ardhmen e PDK-së dhe të Kosovës”, shkruan Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme