Lajme
Memli Krasniqi i shokuar për rrahjen e gruas së moshuar: Institucionet duhet t’i monitorojnë institucionet e kujdesit
Demokracia
23:16 | 02 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur i shokuar nga ngjarja në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Kreu i partisë më të madhe opozitare ka shkruar në faqen e tij në Facebook se dhuna ndaj një gruaje të moshuar nga personeli që do të duhej të kujdesej për të, tregon problemet e thella që ka shoqëria jonë.

“Për më shumë, dhembja është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për keqtrajtimin e një nëne të dëshmorit të lirisë. Por, fatkeqësisht, këtu vihet në pah edhe paaftësia institucionale për të monitoruar institucionet e kujdesit për të moshuarit në mbarëvajtjen e punës”, tha Krasniqi.

Ai tha se krahas vënies para përgjegjësisë për stafin e papërgjegjshëm që lënduan një zonjë të moshuar, institucionet përgjegjëse e kanë për obligim që të sigurojnë ambient të sigurt për të moshuarit që kanë nevojë për shërbime ndaj tyre në institucionet e tilla.

Krasniqi tha se drejtësia duhet të veprojë fuqishëm sot, që nesër rastet e tilla mos të përsëriten.

 

 

Të ngjashme