Lajme
Memli Krasniqi i quan “azilantë” në Vetëvendosje disa ish-deputetë të PDK-së e LDK-së
Demokracia
13:45 | 28 Prill 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Komisioni Hetimor për Energjinë Elektrike duhet të votohet për t’u formuar.

Derisa ai ishte duke folur për energjinë elektrike, ka reaguar dikush nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve Krasniqi u është referuar si “azilantë”.

“Qetësohu se edhe ti je një prej azilantave në Lëvizjen Vetëvendosje. Kësi azilanta jeni gjysma, ti ke ik prej PDK-së, ai tjetri ka ikur nga LDK”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti mundet vetëm ta vonojë votimin e këtij komisioni, por se nuk mundet ta ndalojë. /Demokracia.com/

Të ngjashme