Lajme
Memli Krasniqi i bën thirrje Qeverisë që të hapet me mediat në Ditën e Lirisë së Shtypit
Demokracia
13:10 | 03 Maj 2022

Share:

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të hapet dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien me mediat,.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se fyerjet, kërcënimet, linçimet dhe shantazhet në drejtim të mediave dhe gazetarëve s’duhet të ndodhin kurrë, aq më pak nga ana e institucioneve dhe zyrtarëve të shtetit.

Tutje, ai ka thënë se shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për rëndësinë që mediat kanë në jetën publike.

“Kjo ditë, mbi të gjitha, është një thirrje për Qeverinë që të hapet dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien. Fyerjet, kërcënimet, linçimet e shantazhet në drejtim të mediave dhe gazetarëve, ashtu siç, fatkeqësisht, kemi parë e dëgjuar disa herë gjatë kësaj qeverisjeje, nuk duhet të ndodhin kurrë e aq më pak nga ana e institucioneve e zyrtarëve publikë të shtetit.

Media e lirë dhe e pavarur duhet të mbetet ndër mekanizmat kryesorë për jetësimin e një demokracie funksionale dhe të shëndetshme”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme