Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të përmirësuar gjendjen e qytetarëve të prekur nga rritja e çmimeve.
“Nuk është e arsyeshme që qeveria të sillet si spektator”, thotë Krasniqi në emisionin Pressing në T7.
“Nuk është normale që një kryeministër që ka përgjegjësi me udhëheq vendin me u sjell sikurse asgjë s’po ndodh”, shtoi ai.