Lajme
Memli Krasniqi ftohet në takim edhe nga emisari Lajçak
Demokracia
16:20 | 23 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi do të takohet edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Burime të Demorkacia.com kanë bërë të ditur se pas emisarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili do të ketë sonte darkë pune me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, edhe emisari i Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak ka kërkuar takim me liderin e opozitës.

Këto burime kanë bërë të ditur se takimi ndërmjet Krasniqit dhe Lajçakut do të zhvillohet të mërkurën në Prishtinë, por ende nuk është vendosur koha dhe vendi i takimit.

Takimet e emisarëve të SHBA-së dhe BE-së me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi vijnë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel ku ishin prezentë edhe emisarët.

Të ngjashme