Lajme
Meloni e quan qeverinë franceze “agresive” dhe “të pakuptueshme”
Demokracia
20:00 | 11 Nëntor 2022

Share:

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e ka quajtur qeverinë franceze “agresive” dhe “të pakuptueshme” pasi kritikoi Italinë për refuzimin e lejimit të një anijeje me emigrantë.

Italia kohët e fundit i pranoi tri varka të OJQ-ve që shpëtuan emigrantët që kalonin nga Libia, pasi i bllokoi për disa kohë.

Gjithashtu u raportua se Franca kishte rënë dakord të mirëpriste një tjetër anije: Ocean Viking, shkruan BBC.

Ky njoftim tërhoqi brohoritjet nga zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini, i cili u gëzua që “ajri ka ndryshuar”.

Gjithashtu lideri i ekstremit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban falënderoi Melonin për “mbrojtjen e kufijve të Evropës”.

Por raportet sugjerojnë se autoritetet franceze në fakt nuk kishin rënë dakord për një marrëveshje.

Sipas BBC, transmeton Klankosova, në Paris, njoftimi publik i Italisë po shihet si një mënyrë për ta detyruar atë të pranojë varkën.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se Franca do të lejonte në mënyrë të jashtëzakonshme të ankorohej Ocean Viking – me anija që mbërrinte në Toulon të premten në mëngjes.

Por ai i përshkroi veprimet e Italisë si të dënueshme dhe egoiste, duke paralajmëruar për “pasoja shumë të rënda”.

Në një konferencë për shtyp të premten, Meloni tha se ishte e goditur nga “reagimi agresiv” i Francës, të cilin ajo e përshkroi gjithashtu si të pajustifikuar.

Komentet vijnë në mes të një lufte gjithnjë e më shpërthyese fjalësh midis dy anëtarëve të Bashkimit Evropian për migracionin, të cilin qeveria e re e djathtë e Italisë është zotuar se do ta shtypë.

Të ngjashme