Lajme
Meloni: Ballkani Perëndimor duhet të ketë perspektivë të qartë integrimi në BE
Demokracia
15:33 | 16 Maj 2025

Share:

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, deklaroi se nuk mund të ketë një Evropë të re pa Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha se nevojitet një qasje më e qartë ndaj integrimit të rajonit në familjen e madhe evropiane, raporton KosovaPress.

Sa i përket luftës në Ukrainë, kryeministrja Meloni ka thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Kievit.

Kujtojmë, sot në Stamboll mbahen negociatat e para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet, pa praninë e liderëve të dyja vendeve.

Të ngjashme