Lajme
Meliza Haradinaj publikon fotografi me Gent Cakajn, paralajmërojnë diçka
Demokracia
21:20 | 09 Prill 2022

Share:

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj kanë publikuar një fotografi së bashku.

Fotografia e publikuar nga ish-ministrja Haradinaj, mban mbishkrimin “Bashkë me Gentin, drejt së ardhmes”.

Ky që tingllon si paralajmërim i dy ish-kryediplomatëve të Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar të ngjallë reagime.

Ish-kryediplomati shqiptar, Cakaj ka qenë shumë shpesh i përfolur për kthimin e tij në politikën e Kosovës.

Madje, gjatë zgjedhjeve të brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, emri i Cakajt ishte përmendur edhe për kreun e partisë, por edhe për kryesinë e këtij subjekti politik.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024