ShowBiz
Melisa rrëfen historinë tronditëse të jetës së saj mes lotësh
Demokracia
23:29 | 20 Shkurt 2023

Share:

Melisa Lleshi, banorja e Big Brother VIP Kosova, ka rrëfyer një histori tronditëse të jetës së vet. Ajo ka treguar se në një pjesë të jetës së saj, ka përjetuar një mbyllje në vete, ku edhe ka kërkuar ndihmë tek psikologu, madje ka tentuar edhe ta lëndojë vetën.

Ajo ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht kur ka qenë 5 vjeçe, “nga një mashkull plot epsh”, siç e ka quajtur ajo, por ka shtuar se fal Zotit nuk është përdhunuar.

“Jam ngacmuar seksualisht kur isha 5 vjeçe nga një mashkull plot epsh, por fatmirësisht nuk jam përdhunuar”.

Kjo ka qenë arsyeja pse ajo ka iku nga qyteti ku ka jetuar.

“Nuk kam folur kurrë”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se tash është mirë dhe e fortë.

Të ngjashme