ShowBiz
Melinda sjell imazhe të reja atraktive nga klipi i ri me Ledri Vulën që lansohet sot
Demokracia
07:35 | 13 Korrik 2022

Share:

Dy emra mjaft të njohur dhe të suksesshëm të estradës janë bashkuar për herë të parë për një këngën të re.

Bëhet fjalë për reperin e njohur, Ledri Vula dhe reperen Melinda të cilët kanë bashkuar forcat për të sjell projektin më të ri muzikor që mban titullin “A m’ke dasht”.

Përmes rrjeteve sociale përkatëse, të dy kanë paralajmëruar se kënga pritet të publikohet më 13 korrik (e mërkurë).

Ndërsa, dje (e martë) Melinda ka sjell imazhe të reja që duket të jenë shkëputur nga xhirimet e klipit, teksa duket plot stil.

E veshur me një fustan të shkurtër shumëngjyrësh dhe me pupla, Melinda përshtati ‘look’-un me një palë sandale me taka ngjyrë të gjelbër dhe syze dielli ngjyrë të kaltër.

Reperja e hitit “Melodia” u shfaq mahnitëse në pozat e reja, në të cilat në fokus kishin linjat e saj të tonifikuara të trupit.

“Papagalli po thotë që nesër në ora 19:00 del kënga e re ‘A m’ke dasht”, ka shkruar Melinda sipër fotografive.

Ndërkohë, Ledri aktualisht po shijon suksesin me këngën e fundit “Gelato” që e solli në bashkëpunim me Ardian Bujupin.

Ndërsa, projekti i fundit i Melindës është “All night” që u lansua në maj të këtij viti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

Të ngjashme
ShowBiz • 21 Maj 2024