ShowBiz
Melinda dhe Bardhi tregojnë datën e lansimit të duetit të tyre
Demokracia
20:26 | 31 Maj 2023

Share:

Bardhi dhe Melinda Ademi janë duke e kompletuar realizimin e ri muzikor, të cilin do ta sjellin për fansat e muzikës së tyre.

Kënga mban titullin “Ferrari” dhe përmes njoftimeve në profilet respektive në rrjetet sociale, dy artistët kanë treguar se kur do të publikohet bashkëpunimi.

Në bazë të njoftimit, videoklipi i ri do të lansohet të premten (2 qershor) në ora 19:00.

Ditë më parë, ata e publikuan një fragment të këngës, ndërsa shfaqeshin në një xhirim nga realizimi i videos muzikore.

“Mere” është ndër realizimet më të fundit muzikore të Melindës që u lansua në muajin shkurt dhe numëron afro 10 milionë shikime në YouTube.

Në anën tjetër, Bardhi ka qenë më aktiv me bashkëpunime, ndërsa ndër të fundit është dueti me Shkurte Gashin, “Për ty”, i publikuar në prill dhe është shikuar 6.5 milionë herë në YouTube.

Të ngjashme