ShowBiz
Melinda Ademi vë në pah format joshëse në imazhet me bikini
Demokracia
22:09 | 04 Shtator 2023

Share:

Pas një sezone verore të mbushur me angazhime të shumta në mbrëmje muzikore, reperja Melinda Ademi tashmë ka nisur pushimet.

Rap-artistja këto ditë po shijon pushimet në bregdet dhe natyrisht nuk kishin si të mungonin pozat joshëse në bikini.

Melinda shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të treguar fizikun e përsosur në imazhet e reja në bikini.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Ajo dukej në formë të mrekullueshme e veshur në rroba banjë të zeza, ndërsa ndërsa pozonte pranë detit.

“Valë pas vale”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e fotove, teksa dukej tejet tërheqëse.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Ndjekësit e saj të shumtë reaguan në mënyra të ndryshme përmes komenteve e që ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, vlen të theksohet se krahas koncerteve, Melinda solli edhe disa projekt muzikore gjatë verës që po lëmë pas, i fundit është në bashkëpunim me Rina Balaj “Tornado”.

Të ngjashme