ShowBiz
Melinda Ademi merr vëmendje me paraqitjen joshëse në performancën e radhës
Demokracia
20:19 | 31 Korrik 2023

Share:

Melinda Ademi është tejet e angazhuar gjatë kësaj sezone të verës me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Reperja e njohur shqiptare në secilë performaoncë para publikut kujdeset që të shfaqet në formë të mirë, ku nuk mungojnë veshjet provokuese dhe lëvizjet energjike.

Edhe në një nga daljet e fundit, rap-artisja u shfaq tejet joshëse, me një kostum të shkurtër me nuanca të gjelbër dhe kaltër me shkëlqim.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Për një pamje edhe më joshëse, Melinda përshtati veshjen me një palë çizme të gjata me taka.

Flokët e gjata i la të lëshuara sipër në një stil me onde, ndërsa kishte një makijazh të theksuar.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Autorja e “Melodia” ndau imazhe dhe video të shumta në InstaStory nga kjo paraqitje e saj.

Përndryshe, theksojmë që projekti i fundit i Melindës është bashkëpunimi që solli me Rina Balaj “Tornado”.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Të ngjashme