ShowBiz
Mel C flet për përvojën e saj me depresionin dhe rëndësinë e të kërkuarit ndihmë
Demokracia
19:20 | 17 Janar 2021

Share:

Mel C ka folur lidhur me betejën e saj me depresionin, duke theksuar rëndësinë e të folurit me njerëz të afërt dhe kërkimit të ndihmës, raportojnë mediat ndërkombëtare.  

Këngëtarja tregoi se u diagnostikua me depresion dhe me një çrregullim të të ngrënit më shumë se dy dekada më parë dhe shpesh ka folur për përjetimin e saj.

Ndërsa bisedonte në Radio Show Graham Norton në Virgin Radio, Mel inkurajoi fansat e saj që ‘kurrë të mos u vinte turp’ për të folur për shëndetin e tyre mendor.

Mel, emri i saj i plotë është Melanie Chisholm, shpjegoi se si në fillim ajo ndihej  shumë ‘e turpëruar’ për të folur për këtë, por të folurit për mënyrën se si ndihej ishte një pjesë thelbësore e shërimit.

“Unë i mbaja mendimet mendimet e mia të errëta për vete, edhepse njerëzit rreth meje e vërenin që po kaloja përiudhë të vështirë, nuk dinin si të më afroheshin”.

“Është kaq e rëndësishme të zgjasësh dorën dhe të mos ndihesh kurrë në siklet. Të gjithë kemi probleme dhe shqetësime. Njerëzit kanë nevojë për njerëz”, tha Mel.

Diku tjetër në intervistë, Melanie, e cila lansoi ​​albumin e saj të tetë solo vitin e kaluar, pranoi është paqe me faktin se ajo do të mbahet mend gjithmonë si një Spice Girl.

 

Të ngjashme