Lajme
Meksikë: Karteli i drogës lë të vdekur 20 persona në bashkinë e fshatit, përfshi edhe kryebashkiakun
Demokracia
23:18 | 06 Tetor 2022

Share:

Një bandë droge, në malet e Meksikës jugore, ka qëlluar për vdekje 20 persona, duke përfshirë një kryetar bashkie dhe babanë e tij, bënë të ditur zyrtarët e këtij shteti.

Ricardo Mejia, ndihmës sekretari i sigurisë publike i Meksikës, tha se banda kriminale “Tequileros” po lufton bandën “Familia Michoacana” në rajon.

Këshilli i sigurimit të shtetit Guerrero, deklaroi se një banda e armatosur hynë në bashkinë e fshatit Totolapan të mërkurën dhe hapën zjarr në një takim që kryebashkiaku po zhvillonte me zyrtarë të tjerë, shkruan AP, përcjell KlanKosova.tv.

Mes të vdekurve ishte kryebashkiaku, Conrado Mendoza dhe babai i tij, Juan Mendoza Acosta, një ish-kryetar i bashkisë së qytetit. Shumica e viktimave të tjera besohet të jenë zyrtarë lokalë.

Autoritetet thanë se grupet kriminale që veprojnë në zonë kontrollojnë shpërndarjen e opiumit dhe janë gjithashtu të përfshirë në rrëmbime, zhvatje dhe disa vrasje në rajon.

Në Meksikë, sulmet e tilla ndaj zyrtarëve publikë nuk janë të rralla, këto vijnë në një kohë kur strategjia e sigurisë e presidentit meksikan Andrés Manuel López Obrador po debatohet ashpër.

Presidenti ka vënë përgjegjësi të jashtëzakonshme mbi forcat e armatosura dhe jo mbi policinë civile, me qëllimin e vetëm për të frenuar dhunën e vazhdueshme në Meksikë.

Të ngjashme