Sport
Meksika dhe Polonia barazojnë pa gola, Lewandowski “figura tragjike”
Demokracia
18:55 | 22 Nëntor 2022

Share:

Meksika dhe Polonia kanë barazuar në ndeshjen e Grupit C në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadium 974” është mbyllur baras pa gola, shkruan Demokracia.com.

Përkundër një dominimi të lehtë të meksikanëve, ishin polakët ata që kanë mundur ta fitojnë ndeshjen.

Robert Lewandowski, ylli polak ka dështuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 58-të. Goditjen e futbollistit të Barcelonës e priti portieri Ochoa.

Meksika dhe Polonia janë në Grupin C me Arabinë Saudite dhe Argjentinën./Demokracia.com/

Të ngjashme