Lirim Mehmetaj, analist, ka komentuar diskursin e kryeministrit Albin Kurti rreth Asociacionit.
I ftuar në Euronews Albania, Mehmetaj ka vlerësuar se pranimi i Asociacionit nga ana e Kurtit, është përmbysje e karrierës së tij politike.
Sipas Mehmetajt, Kurti e ka tradhtuar veten dhe elektoratin e tij.
“Ky është tradhtar (Kurti v.j.) ndaj vetes, ndaj elektoratit të tij. Kjo pa dyshim është përmbysje e karrierës së tij politike. Nuk kishte kauzë tjetër, Asociacioni s’ka qenë asnjëherë një nga çështjet problematike, ka qenë esenca e kundërshtimit opozitar. Nu ka qenë kundërshtimi i tij për nuancat e Asociacionit, ka qenë kundërshtimi i tij për Asociacionin.” – tha ai në Euronews Albania.