Gazetari Lirim Mehmetaj, duke komentuar rezultatet e testit PISA 2022, thotë se Kosova është më e dobët se në vitin 2018.
Ai shkruan se a ‘ka faj Lajçaku, Borrelli apo Eskobari’ për këtë rezultat:
Mehmetaj shkruan:
Kur mendon që s’ka më keq, ka më keq – Testi PISA tregon rezultate më të dobëta se në vitin 2018
Qeveria e Kosovës ia ka dalë që ta rëndojë situatën edhe në një fushë që supozohej që s’ka si bëhej më keq – në arsim.
Nga rezultatet që dolën sot të testit PISA, nga 80 shtete pjesëmarrëse, Kosova u rendit e 76 për lexim dhe e 77-ta për shkencë.
Numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022.
Në matematikë kriza është thelluar, nxënësit kosovarë që kanë performuar nën nivel janë rritur nga 76% sa ishin në vitin 2018, në 85% në vitin 2022.
Ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022.
Kush ka faj tash? Lajçaku, Borrelli, Escobari?
A duhet të jap dorëheqje ministrja, cili është arsyetimi?