Lajme
Mehmetaj për mishin nga Brazili: Dyshoj se është i përfshirë ministri Peci
Demokracia
22:17 | 03 Prill 2024

Share:

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka hedhur dyshimet e tij se ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është i përfshirë në skandalin e fundit ku mishi nga Brazili u shit në Shqipëri sikurse të ishte nga Kosova.

Mehmetaj tha se ministri Peci mund të jetë më i përfshirë se sa kishte menduar në fillim.

“Mbrëmë Peci pasi u deklaru në Kanal 10, më bëri të kuptoj se është se ky është më involvuar se sa paraprakisht supozova unë. Ai thotë” dyshimi i mediumit në fjalë se ka ardhë një sasi e importit në Kosovës dhe mandej e ka ndryshu destinimin e  eksportit, ka qenë i destinum prej Brazilit në Kosovë dhe mandej ajo sasi vetëm iu ka ndrru tiketa dhe ka shku në Shqipëri si i Kosovës. Është e pavërtetë, nuk ka problem të destinimit, këtu është bërë ndryshimi i origjinës”, tha ai.

Mehmtaj tha se përgjegjës për këtë skandal janë ministria dhe Qeveria e Kosovës dhe jo vetëm ndonjë individ.

“Me mujt me të thënë dikush që muj me la ndrru origjinën e produktit, një mish Brazili ta bëj nga Kosova, ai preson tregon që e ka një rrjet të organizuar brenda strukturave shtetërore të Kosovës përmes së cilave mundet me falsifiku. S’po flasim vetëm për një hap e një person që e bën falsifikimin. Po flasim për falsifikimin e parë veterinari në thertore, nuk ka vulë…”, tha ai.

Të ngjashme