Lajme
Mehmetaj për kurrikulën nëpër shkolla: As Facebook s’toleron çka Ministria e Arsimit ka imponu në libra shkollore
Demokracia
18:56 | 12 Nëntor 2024

Share:

Gjatë ditës së sotme temë kyçe ishte ajo e kurrikulës në shkolla.

Këtij rasti dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në lidhje me literaturën dhe detyrat në të cilat nxënësit duhet të përfshihen i reagoi edhe gazetari Lirim Mehmetaj.

Ai e shpjegoi sipas tij atë se çka thuhet në disa pjesë të literaturës.

Por që pas pak kohësh një postim i tillë iu largua nga Facebook-u.

Reagimi i tij i mëhershëm e shpjegon arsyen.

“Facebook-u per nje kohe ma largoi postimin per Arberie Nagavcin dhe turpin e saj kombetar me literaturen per femije. U desh me detaje me ua dergu raportin dhe me iu tregu qe une vec po e raportoj ate skandal e s’jam autori. Paramendojeni, as Facebook-u s’toleron cka keta kane imponu ne libra shkollore”, shkroi Mehmetaj në postimin e tij.

Të ngjashme