Lajme
Mehmetaj për deklaratat e Haxhiut në lidhje me rastin Dehari: E pa përgjegjshme, analfabete
Demokracia
16:16 | 20 Nëntor 2023

Share:

Gazetari Lirim Mehmetaj, në një postim në Facebook ka kritikuar ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, për deklaratat e saj pas intervistimit që kjo e fundit e pati në Prokurorinë Spciale, për rastin Dehari.

Sipas Mehmeajt, deklarata e saj, tregojnë se Ministrja është e papërgjegjshme, analfabete, e palaço.

E plotë:

“E papërgjegjshme deri në çmenduri dhe analfabete deri në pabesueshmëri, Albulena Haxhiu doli para mediave dhe e pranoi se nuk e ka asnjë provë e asnjë fakt se kush e ka “vrarë” Astrit Deharin.

Kjo, pasi për vite me radhë ka konstatuar se “ka prova për vrasjen e Deharit, por prokuroria refuzon të lëvizë”.

E ftuar nga prokuroria të tregojë se cilat janë ato prova, ajo s’ka pasur çfarë të thotë.

Madje, doli në konferencë për media dhe pohoi se “po ta kisha emrin e kryerësit, apo kryerësve të veprës penale unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet. Nuk do të prisja as një minutë”.

Ajo praktikisht tregoi se ka bërë politikë me këtë rast tragjik.

E frikësuar se ku e ka futur vetën dhe implikimet ligjore që mund të pasojnë, ajo tha se kur ka folur për prova ka folur për dyshimet që i ka në proces.

Paramendojeni, ministrja (juriste) tha se dyshimet e saj përbëjnë prova për rastin.

A e dini sa familjet në Kosovë kanë vuajtur, janë dërrmuar, molisur e gjykuar publikisht nga njerëzit, veç pse këta me lehtësi të padurueshme kanë akuzuar publikisht këdo që u ka dalë përpara.

Këta që supozohej se do ta institucionalizonin vullnetin e popullit, kanë institucionalizuar spekulimin, konspiracionin dhe sensacionin.

Këta janë palaço.”

Të ngjashme