Lajme
Mehmetaj për “boshnjakun” e Pecit: Person që paguhet nga Vuçiqi për propagandë, fiton tender multi-milionësh nga Qeveria
Demokracia
21:02 | 20 Maj 2025

Share:

Gazetari Lirim Mehmetaj në Debat Plus ka komentuar skemën e fshehjes së pronarëve të një kompanie që fitoi kontratën për fabrikën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.

Mehmetaj në Debat Plus ka thënë se investitori me shtetësi serbe, biznesmeni Muamer Ragipoviq, i cili, sipas tij, është pjesë e një rrjeti të strukturuar politik që mbështet politikat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Mehmetajt, Ragipoviq është mogul mediatik që shtynë përpara propagandën e Vuçiqit, përmes një rrjeti të strukturave të mediave.

“Krejt ky rrejt (i mediave), i cili i është rrjet i strukturuar i mirëmbajtjes së politikave së Vuçiqit dhe rikthimi të dënuarve të luftës si heronj të Serbisë. Këto dy rrëfime i përcjellin.

Pjesë e krejt i këtij organizimi është ai ‘boshnjaku mysliman’ (Muamer Ragipoviq), i cili çuditërisht fiton tender prej Qeverisë së Kosovës. Ky pra, që merr pare prej Vuçiqit për të shpërndarë propagandë , çuditërisht ka ardhur në Kosovë, edhe ka fituar me një kompani tender, funksionalizmin e fabrikës për mbetjes shtazore. A di ku është çudia e madhe. Në momentin kur e ka fituar kjo kompania KS dhe IT thirrjen publike, në atë moment ka qenë akoma pronar me 30 për qind të aksioneve ky boshnjaku. Në momentin që fitohet tenderi multimilionëshe, përmes subvencioneve dhe fabrika 10 milionëshe, ai i shet aksionet për 3 mijë euro”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Të ngjashme