Lajme
Mehmetaj pasi VV pranoi se GEN-i Beograd është kompani serbe: Qe miq, tri vjet e kanë mohu
Demokracia
17:33 | 08 Dhjetor 2024

Share:

Pasi që Vetëvendosja fjalëpërfjale – më në fund – pranoi që GEN-i Beograd është kompani serbe, ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj duke rikujtuar se si për tri vite kjo parti e ka mohuar duke e dhënë për sllovene dhe se ambasadori kontraverz e bashkëpartiak i tyre, Martin Berishaj, ishte paguar nga Sllovenia.

Por, këtij tregimi i dhanë fund vetë ata, kur në një status në Facebook e shkruan “GEN-i Beograd” për çka më parë tjhonin “GEN-i i Sllovenisë”.

Postimi i Mehmetajt:

Lëvizja Vetëvendosje më në fund e pranoi se GEN-i Beograd është kompani serbe, pas tri vjetësh

Për tri vjet rresht kemi shpenzuar kohë në debate, në shkrime e në statuse këtu në Facebook duke treguar se si ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga kompania serbe GEN-i Beograd.

Fillimisht Vetëvendosja e qeveria i mohuan milionat, derisa erdhi vetë Martin Berishaj dhe e pranoi se është paguar e më pas edhe dolën transaksionet nga Njësia e Inteligjencës Financiare.

Por, si gjithmonë, ata e ndryshuan argumentin duke thënë se kompania nga e cila u pagua nuk ishte serbe, por sllovene, përkundër se atij i vinin pagesat nga Beogradi.

Me këtë argument Martini u mbrojt nga Kryeministri e deri te secili militantë fundorë.

Tash, tri vjet prapa, ja ku e keni statusin e Lëvizjes Vetëvendosje që e liston kompaninë GEN-i Beograd si kompani nga Serbia.

A e shihni miq të dashur se këta në fund nuk kanë nga ikin dhe e pranojnë.

Këtu po ju betohem – edhe pse nuk e di nëse do t’i marrë tri vjet, apo më pak – se edhe akuzat tjera, secila prej tyre, në fund do të konfirmohen nga këta vetë.

Këta e kanë mendjen e zemrën në Serbi, i vetmi nerv që iu funksionon në Kosovë është ai i zhvatjes e plaçkitjes.

Por, nuk do të dorëzohemi, deri në arritjen e qëllimit final, zbërthimin e plotë dhe të pakundërshtueshëm të Albin Serbisë.

Të ngjashme