Lajme
Mehmetaj: Ndërkombëtarët janë të frustruar me Qeverinë Kurti për çështjen e dinarit
Demokracia
21:28 | 19 Shkurt 2024

Share:

Analisti, Lirim Mehmetaj ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare është e ‘frustruar’ me Qeverinë Kurti për rregulloren e re të BQK-së lidhur për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Këtë e ka deklaruar Mehmetaj në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

“Po është e vërtetë, ka frustrim me Kurtin, sepse ajo që Kurti ka premtu që e pranon dhe intensiteti, shpejtësia e premtimeve të tij për të realizuar këto komprimise bie në ndesh por rruga është e njëjtë. Nuk ka vendime apo kërkesa të mëdhaja që ndërkombëtarët Ia kanë paraqitur qeverisë dhe këta kanë thënë jo. Ka lëshime vazhdimisht, edhe ky I fundit çuditërisht, spo theksohet mjaftueshëm ka ndodhur lëshimi. Me 1 shkurt,  me u fut në fuqi rregullorja e re cila e gjobit ose ish dashtë me shku përmes Policisë, me kriju një mekanizëm me gjobit kushdo që përdorë dinarë, sot përdoret dinari sepse ashtu është vendos, pra është shtyrë tre muaj. Kështu që nuk ka kurrfar problemi. Ndërkombëtarët janë të frustuar me intensitetin e përuljes që po e bën. Ky po përkulet,  po po i thonë më shpejt. Qeveria nuk del që blanko e pranon që çdo gjë që ka qenë antikombëtare, antikushtetuese, tradhtare të kaluarën,  sot e përbin dhe e pranon. Normalisht që jo”, ka theksuar Mehmetaj.

Mehmetaj ka shtuar se “Kryeministrit Kurti i nevojitet krijimi i ambientit të nevojshëm që kur ndodh kompromisi, me pas mundësinë e diskutimit mbi atë kompromis, kështu siç po diskutohet sot për çështjen e dinarit serb”.

Mehmetaj: Po shihet ashiqare që ne në këtë vit jemi në zgjedhje

Sipas Mehmetaj, po shihet ashiqare që Kosova këtë vit do të ketë zgjedhje të reja parlamentare. Kështu është shprehur në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

“Pajtohna me pjesën më të madhe Spahiun,  se seriozisht kish me qenë  fantastike nëse qeveria kish funksionu në raport me publikun në atë mënyrë. Kur kish dal me rezultate konkrente dhe kish tregu dëmet ekonomike, politike, diplomatike. I kish vendos në peshore. Vendimet e racionalizuara në bazë të pasojave dhe benifiteve. Ne e dime që nuk është ashtu, për dy arsyeje: e para që qeveria nuk e ka kualitetin e mjaftueshëm dhe e dyta me e pasë, nuk e kish bërë. Unë po befasohena kur po largohet karta elektroale  prej kombinimit të analizes. Po shihet ashiqare që këtë vit jemi në zgjedhje. Edhe tash, çka o ka ndodh, nuk ka lidhje me dinarin apo nuk ka lidhje me përplasjet e mëdhaja mes  Qeverisë së Kosovës apo edhe SHBA-të apo Quint-it”, ka shtuar ai.

Të ngjashme