Lajme
Mehmet Zenka fiton Komunën e Ulqinit, humb kandidati i Dritan Abazoviç
Demokracia
07:57 | 07 Prill 2022

Share:

Komuna e Ulqinit do të drejtohet nga partitë shqiptare Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi.

Konfirmimi vjen pas përsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimin nr.5 të Komunës së Ulqinit.

Procesi shihej i rëndësishëm për kompozimin e koalicioneve në këshillin komunal dhe më pas zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë Komunën e banuar me shumicë shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme i ka fituar koalicioni i kryesuar nga partia e Mehmet Zenkës, Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi (LDMZ) e Mehmet Bardhit.

UDSH-LDMZ kanë marrë 207 vota, kundër 204 vota që ka marrë koalicioni “Fillimi i Ri” i Dritan Abazoviç. 76 vota kanë shkuar për partinë Forca, 6 vota për demokratët dhe 2 vota për PDS-PB.

Të ngjashme