“Jetë e hidhur” ishte seriali i parë turk që bëri “jehonë” në trojet shqiptare. Një ndër arsyet pse ky serial u bë shumë i ndjekur lidhet me mbiemrin e aktorit, Kenan Imirzaliolgu, i cili në rol quhej Mehmet Kosovali.
Ka qenë vetë aktori që e zbuloi zgjedhjen e këtij emri në një intervistë vite më parë.
Ai u shpreh se mbiemri i mbeti shkaku i këmbngulësisë për çka njihen shqiptarët në Turqi.
“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, deklaroi Imirzialogu.
Kujtojmë që pas suksesit që ky serial pati në ekranet shqiptare, Kenan kishte bërë një vizitë në Kosovë, ku ishte mirëpritur nga shumë shqiptarë. /Demokracia.com/