Lajme
Mehaj: Ushtria e Kosovës është e gatshme për çdo mision ushtarak
Demokracia
17:16 | 01 Shtator 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ushtria e Kosovës është e gatshme për çdo mision ushtarak.

Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie.

“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”, ka shkruar ai.

Postim i plotë i Mehajt, pa ndërhyrje:

USHTRIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS E GATSHME PËR ÇDO MISION USHTARAK

Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimet e rradhës, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intenzive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.

Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie.

Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s.

Të ngjashme