Lajme
Mehaj: Ushtarakët tanë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të
Demokracia
10:23 | 01 Tetor 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ushtarakët kosovarë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të.

Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se grupi i radhës i nënoficerëve ka përfunduar me sukses kursin në reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim.

“Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të. Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim” ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë i Mehajt, pa ndërhyrje:

Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim.

“The more you sweat in peace, the less you bleed in war.” – General Norman Schwarzkopf

Të ngjashme