Lajme
Mehaj pret në takim parlamentarët dhe anëtarët gjerman të Komitetit për Mbrojtje
Demokracia
16:42 | 01 Nëntor 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, priti në takim parlamentarët gjerman dhe anëtarë të Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann. 

Në këtë takim u informuan parlamentarët gjermanë lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, procesin e realizimit të Planit dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe lidhur me operacionet paqeruajtëse dhe ato humanitare.

Po ashtu,u  diskutua rreth situatës aktuale gjeopolitike, rolin e FSK-së në këtë mes, ndihmën që mund të ofrojmë për Ukrainën, por dhe rëndësisë së ruajtjes së stabilitetit në vend, si shtet që në aspektin politik është garantues i stabilitetit në ballkan.

Postimi i plotë i Armend Mehaj:

Të ngjashme