Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë dalë në terren pas vërshimeve në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog.
Mehaj një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, duke thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarë të komunave respektive, shkruan Demokracia.com.
“Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skënderaj, Mitrovicë e Istog”, ka deklaruar ai.
“Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për tē vepruar në çdo kohë. Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme”, shtoi më tej ministri i Mbrojtjes. /Demokracia.com/