Lajme
Mehaj pas takimin me Konjeviq: Rikonfirmuam bashkëpunimin e fuqishëm mes dy shteteve
Demokracia
11:19 | 09 Shtator 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj pas takimin me homologun e tij nga Mali i Zi, Rasko Konjeviq ka thënë se përmes takimit të tyre e kanë rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm mes dy shteteve.

Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes mes dy vendeve ngrit bashkëpunimin në shumë fusha të tjera edhe në aspektin ushtarak.

“Takimi sot ka qenë shumë i frytshëm, i domosdoshëm e kemi rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm që e kemi në mes dy shteteve tona, në nivel bilateral siç e nënshkruam edhe marrëveshjen bilaterale. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje për bashkëpunim, ngrit bashkëpunimin në shumë fusha të tjera edhe në aspektin ushtarak. Përmes kësaj marrëveshje ne zgjerojmë marrëveshjen në fushën e mbrojtjes që është i domossdoshëm në aspektin e sigurisë, stabilitetit e demokracisë mes dy vendeve tona, por edhe të mirën e rajonit gjithëpërfshirës”, u shpreh Mehaj.

Ai tutje shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të shtrihet në shkëmbimin e përvojave profesionale, përcjell Klankosova.tv.

“Bashkëpunimi ynë do të shtrihet në shkëmbimin e përvojave profesionale sa i përketë kuadrove tona akademike, specialistike e deri tek angazhimi me mbështetje reciproke në kapacitete operacionale në rast të emergjencave, gjë që është e domossdoshme për të dyja shtetet dhe rajonin”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme