Lajme
Mehaj pas shpërthimit në Turqi: Me vullnet dhe forcë lutemi ta kaloni edhe këtë sfidë
Demokracia
20:43 | 13 Nëntor 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur i tronditur pas sulmit që ka ndodhur gjatë ditës së diele në Turqi.

Mehaj ka shkruar se është lajm i hidhur humbja e jetëve të qytetarëve turq dhe plagosja e shumë të tjerëve.

“Në emrin tim, zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK- së, shprehim dhimbjen, ngushëllimet e thella dhe solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, Ministrin Akar, Ministrinë, gjithë ushtarakët e forcave turke dhe gjithë popullin turk. Me vullnetin dhe forcën tuaj lutemi t’a kaloni edhe këtë sfidë të rëndë. Shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë ekipeve të emergjencës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme