Lajme
Mehaj me fushatë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, kërkon përkrahjen e të gjithëve
Demokracia
11:51 | 29 Gusht 2023

Share:

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nisjen e një fushate e cila ka për synimin anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që në profilet e tyre në rrjete sociale të vendosim sloganet “KosovoInUE” dhe KosovoInNATO”.

Ai ka bërë me dije se personalitetet e të gjitha fshave duhet të lobojnë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së.

“Të nderuar personalitete, artistë, intelektualë, liderë, shokë, profesorë, senator, kongresmen, lobist, Shoqata, dhe të gjithë qytetarë të nderuar të Kosovës, të mërgatës Kosovare dhe matanë ndërkombëtar. Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj, Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Mehaj.

Ajo ka vlerësuar se Republika e Kosovës ndanë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

“Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë. Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane. Ju faleminderit paraprakisht për angazhimin tuaj. Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNATO #KosovoInEU”, ka shkruar Mehaj.

Të ngjashme