Lajme
Mehaj: Kemi blerë pajisje ushtarake, do ta mbrojmë atdheun kur do që të është e nevojshme
Demokracia
12:50 | 21 Maj 2023

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ceremoninë hapesë të “Defender Europe 23”, ka thënë se Kosova është shteti i katërt që ka më së shumti pjesëmarrës, rreth 1400 trupa.

Mehaj ka thënë se ushtrimet e FSK-së për këtë stërvitje kanë filluar para 1 viti.

“Vendi i 4 më më së shumti pjesëmarrës. Kemi filluar që 1 vit ushtrimet, kemi blerë pajisjet ushtarake e kemi bërë stërvitje Është e rëndësishme ngritja e kapaciteteve. Rrugëtimi ynë është i qartë, destinacioni ynë është një, në NATO. Ne do të plotësojmë çdo detyrë, që të jemi pjesë e NATO-s”, theksoi ai.

Ministri tha se do ta mbrojnë atdheun, dhe se liria i takon popullit.

“Do ta mbrojmë atdheun kur do të është e nevojshme. Liria i takon vendit, vendi i takon popullit, paqja është rruga jonë dhe e vetmja”, pohoi ai.

Ministri iu uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë stërvitje, duke shtuar se duhet dëshmuar se janë të gatshëm për të qenë pjesë e NATO-s.

Të ngjashme