Lajme
Mehaj: FSK-ja e gatshme për të intervenuar pas vërshimeve në Pejë – po presim përgjigjen e komunës
Demokracia
08:12 | 25 Qershor 2023

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas situatës së krijuar pas vërshimeve në Pejë.

Ai tha se njësitet e FSK-së janë të gatshme për të reaguar dhe se për këtë janë në pritje të përgjigjes nga komuna e Pejës.

“Me shqetësim të madh jemi duke përcjellë gjendjen e rëndë pas vërshimeve ne komunën e Pejës. Ne jemi në gjendje gatishmërie për të reaguar me njësitë tona të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për këtë jemi në pritje të përgjigjes nga Komuna e Pejës”, tha Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, tashmë është konfirmuar vdekja e një fëmije rreth moshës 5-vjeçare dhe nënës së tij si pasojë e vërshimeve.

Të ngjashme