Lajme
Mehaj del me një njoftim: Faza e testimit të rekrutëve do të filloj në muajin mars
Demokracia
14:26 | 20 Shkurt 2023

Share:

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar përmes Facebook-ut të tij se faza e testimit të rekrutëve do të filloj në muajin mars, ndërsa parashihet që të zjgasë deri në fund të muajit qershor.

Ai ka bërë të ditur se kjo do të ndodhë për shkak se gjatë kësaj periudhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar në realizimin e ushtrimit fushor “Defender’23”.

Tutje Mehaj u ka dëshiruar suksese të gjithë aplikantëve.

Postimi i plotë i Mehajt:

Të nderuar aplikantë,

Ju njoftojmë se faza e testimit të rekrutëve do të filloj në muajin mars, ndërsa parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor, për shkak se gjatë kësaj periudhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar në realizimin e ushtrimit fushor “Defender ’23”.

Të gjithë aplikantëve ju dëshirojmë suksese!

Të ngjashme