Sport
Megjithatë, Unitedi dëshiron t’i japë edhe një mundësi Solskjaerit, Tottenhami shansi e fundit
Demokracia
12:40 | 26 Tetor 2021

Share:

Manchester Unitedi raportohet se dëshiron t’i japë një tjetër mundësi trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer përkundër humbjes turpëruese 0-5 nga Liverpooli.

Në bazë të asaj që ka raportuar gazetari Italian, Fabrizio Romano thuhet se pjesë kryesore e bordit, përfshirë edhe legjendën, Sir Alex Ferguson, dëshirojnë t’i japin një mundësi tjetër Solskjaerit, shkruan Demokracia.com.

Romano thekson gjithashtu se presioni i Man Unitedit është i lartë rreth Ole Gunnar Solskjaer.


Megjithatë, ndeshja e radhës për Unitedin kundër Tottenham Hotspur mund të jetë mundësia e fundit për trajnerin.

Raportohet se Antonio Conte veçse ka shprehur interesim për të drejtuar “Djajtë e Kuq” në rast të shkarkimit të Solskjaerit. /Demokracia.com

Të ngjashme