ShowBiz
Megi Pojani dhe Endri Çekiçi shijojnë pushimet në Afrikë
Demokracia
21:40 | 25 Qershor 2022

Share:

Provokuese, sensuale, dhe mjaft pikante me komentet e saj, tani po shohim një tjetër Megi. Një Megi romantike që shijon pushimet ekzotike me të dashurin e saj.

Së fundmi, Megi ka fluturuar drejt ishujve të Afrikës Lindore duke kaluar disa ditë relaksi dhe duket se nuk është vetëm. Në postimet e fundit në “Instagram”-in e saj, bukuroshja shihet se ka kaluar një darkë mjaft të këndshme.

Mirëpo, ajo çka ra më së shumti në sy ishin edhe postimet e futbollistit të njohur të kombëtares, Endri Çekiçi.

Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodhen së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre janë identike.

Nga ato çfarë mundëm të mësojmë për këtë çift, është fakti se dy të rinjtë kanë vetëm pak kohë që njihen dhe ky është udhëtimi i tyre i parë si çift. Megi dhe futbollisti kanë zgjedhur pikërisht destinacionin e largët për të festuar këtë raport të ri që kanë nisur.

Ndonëse në distancë, lidhja mes tyre duket se i kaloi sfidat e fillimit, duke çuar në një verë të nxehtë që me gjasa do të vijojë edhe në muajt e tjerë. Nëse bëjmë një kërkim të thjeshtë në internet, do të shikojmë që Endri është më i vogël në moshë se Megi.

Aktorja është dy vite më e madhe se futbollisti i Kombëtares. Me sa duket, edhe në këtë rast vlen shprehja që “dashuria nuk njeh moshë”/Panorama.al

 

 

Të ngjashme