Meghan Markle dhe Princi Harry kanë ndryshuar certifikatën e lindjes së djalit Archie, transmeton Demokracia.
Meghan ka fshirë emrin e saj të parë dhe në vend të kësaj shtoi nderimet mbretërore.
Kur Archie lindi në 2019, shumica mësuan emrin e vërtetë të Markle, Rachel, për herë të pare kur u zbulua certifikata e tij e lindjes.
Tani kopja e fundit e dokumentit, e marrë nga The UK Sun, tregon se Markle redaktoi çertifikatën rreth një muaj pas lindjes së Archie më 6 maj 2019, duke fshirë “Rachel Meghan”.
Tani ajo është përmendur si “Lartësia e saj Mbretërore Dukesha e Sussex”.
Princi Harry gjithashtu shtoi “Princi” në dokument për të kompletuar titullin e tij “Lartësia e Tij Mbretërore Princi Henry Charles Albert David Duka i Sussex”.
Archie Harrison Mountbatten-Windsor, i cili mbush 2 vjeç në maj, është i shtati në radhë për fronin.
Rishikimet u bënë disa ditë para se Sussexes të njoftonin se do të ndërprisnin lidhjet me bamirësinë që ndanin me Kate Middleton dhe Princ William, mes thashethemeve për një përçarje midis vëllezërve dhe grave të tyre./Demokracia.com