ShowBiz
Meghan Markle mori pjesë e maskuar në kurorëzimin e Mbretit Charles? Foto që po bën xhiron e rrjetit
Demokracia
15:12 | 08 Maj 2023

Share:

Për muaj të tërë, mediat spekuluan nëse Princi Herri dhe Meghan Markle do të merrnin pjesë në kurorëzimin e Charles III dhe Kamilës.

Sussex-ët kanë dhënë dorëheqjen nga detyrat e tyre zyrtare si anëtarë të familjes mbretërore. Në fund, vetëm Herri u shfaq në ceremoni dhe gruaja e tij ishte në Shtetet e Bashkuara me fëmijët në atë kohë. Fansat e familjes mbretërore britanike kanë postuar postime në rrjetet sociale duke sugjeruar se është e pranishme edhe Meghan Markle.

Gjithnjë e më shumë po shtohen postimet në rrjetet sociale ku fansat e familjes mbretërore po spekulojnë për pjesëmarrjen e supozuar të Meghan Markle në kurorëzimin e Charlit III. Sipas tyre, ajo mori pjesë në ceremoni e veshur si një burrë. Në internet ka edhe komente kritike ku fansat e familjes mbretërore i mohojnë me forcë këto thashetheme./abcnews.al

Të ngjashme