Meghan Markle ka shkruar një libër për fëmijë lidhur me ‘lidhjen speciale’ me baballarëve dhe djemve të tyre, të parë prej perspektivës së një nëne.
Libri me vizatime quhet ‘The Bench’ dhe është inspiruar nga marrëdhënia e burrit të saj Harry me djalin e vogël Archie, transmeton Demokracia.com
‘The Bench’ ka nisur nga një poezi që kam shkruar për burrin tim në Ditën e Babait në muajin kur lindi Archie’, ka thënë Markle në një deklaratë, duke shtuar që historia e librit është treguar nga një perspektivë përfshirëse.
“Frymëzuar nga burri dhe djali i saj, libri debues i Dukeshës së Sussex kprek marrëdhënien në zhvillim midis baballarëve dhe djemve dhe na kujton mënyrat e shumta që dashuria mund të marrë formë dhe të shprehet në një familje moderne,” tha botuesi.
Libri, i cili u ilustrua nga artisti Christian Robinson, do të botohet nga Random House Children’s Books on June 8./Demokracia.com/